“ROMACTED ALBANIA”

 

Gjatë 01 Nëntorit 2017 – 30 Prill 2020, IRCA si organizatë mbështetëse zbatoi projektin “ROMACTED”: Promovimi i Qeverisjes së Mirë dhe Fuqizimi i Komuniteteve Romë në Nivelin Lokal”, një projekt i përbashkët midis Bashkimit Evropian (DG NEAR) dhe Këshillit të Evropës.

Ky projekt u zbatua në Bashkinë e Fierit, Vlorës, Roskovecit, Përmetit, Pogradecit, Elbasanit, Korçës.

ROMACTED konsistonte në:

  • Ndërtim kapacitetetesh
  • Punësimi dhe trajnimet profesionale.
  • Edukimi dhe Dialogu Ndërkulturor.
  • Regjistrimi civil.

Rezultatet e kësaj inisiative ishin:

  • 36 anëtarë të GTB u trajnuan në “Planifikimin Strategjik Lokal me Pjesëmarrje” gjatë vitit 2018 dhe në “Hartimin e Planeve të Përbashkët të Veprimit për Integrimin e Romëve në nivelin lokal” gjatë vitit 2019.
  • 48 pjesëmarrës të Task Forcës Komunitare u trajnuan mbi “Buxhetimin e llogaridhënies së Romëve në nivelin lokal”
  • 187 të rinj romë u informuan për mundësi të ndryshme në lidhje me programet e punësimit publik.
  • 102 të rinj u regjistruan në kurset profesionale.
  • 15 të rinj romë morën pjesë në kurse artizanale.
  • 90 romë ishin të punësuar në sektorë të ndryshëm.
  • 76 romë u regjistruan si punëkërkues.
  • 20 të rinj u referuan në Drejtorinë Rajonale të Arsimit dhe Formimit Profesional.
  • 4 Egjiptianë kanë forcuar aftësitë e tyre sipërmarrëse.
  • 295 fëmijë u regjistruan në kopsht dhe shkollë.
  • 223 studentë morën falas libra dhe çanta shkollore.
  • 2 të rinj romë morën bursa.
  • 755 romë morën pjesë në shfaqjen teatrale “Pjata prej  druri”.
  • 14 fëmijë romë u regjistruan në regjistrin civil.

Për të mësuar më shumë kliko në linkum më poshtë:

https://pjp-eu.coe.int/en/web/roma-local-governance