Rreth nesh

Background

Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA) është një organizatë e themeluar në 1 korrik 2011. Ideja për të pasur një institut Rom i cili kujdeset për të kultivuar dhe zhvilluar më tej elementet dinjitoz të trashëgimisë kulturore rome u formua ndër vite e frymëzuar së tepërmi nga shërbimet edukative dhe ndërkulturore të ofruara nga Këshilli Britanik, Instituti Italian i Kulturës, Instituti Goethe, Aleanca Franceze, Korpusi i Vullnetarëve të Paqes si dhe nga studimet e qëndrave kërkimore në universitetet europiane dhe të Amerikës së Veriut me të cilat nismëtarët e institutit kanë pasur eksperiencat e tyre.

Misioni

  • Advokimi për aksesin e barabartë të qytetarëve rom në të drejtat dhe shërbimet publike e sociale
  • Këshillim Kariere dhe asistencë arsimore për studentët rom, rritja e kapaciteteve të të rinjve rom për përfshirjen në jetën publike
  • Kryerja e studimeve kërkimore për të dokumentuar dhe institucionalizuar elementët e shëndetshëm të trashgimisë kulturore rome
  • Promovimi i shkëmbimeve ndërkulturore dhe i marrëdhënieve miqësore midis të rinjve rom dhe jo-rom në vënd e më gjerë. Kombinim i shërbimeve vullnetare dhe advokuese si dhe aktiviteteve rekreative kanë ndikuar në krijimin e tri rrjeteve rinore, duke përfshirë Rrjetin Rom të Studentëve, Korpusin Rom të Vullnetarëve, si dhe Parlamenti Rinor Rom – Forumi. Shumica e aktiviteteve të IRCA-s janë paraqitur edhe në një program radiofonik në internet me titull “Kanxura” -Radio.

Puna

Impakti i punës së IRCA-s vërehet në 4 kategori kryesore:

  • Dialogu ndërkulturor
  • Fuqizimi i të rinjve
  • Advokimi dhe pjesëmarrja
  • Zhvillimi institucional dhe ndërtimi i partneriteteve

Struktura organizative e Institutit të Kulturës Rome në Shqipëri përfshin: Bordin Drejtues, Këshilltarët e Vullnetit të mirë, Drejtorin Ekzekutiv, si dhe Stafi. IRCA ka krijuar Korpusin Rom të vullnetarëve duke numëruar mbi 180 anëtarë Rom dhe jo Rom.