Konsulencë për krijim aplikacioni në kuadër të projektit “Divjaka Jonë!

Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA), në bashkëpunim me Bashkinë Divjakë, po zbaton projektin “Fuqizimi Rinor dhe Promovimi i Trashëgimisë Kulturore në Divjakë – Divjaka Jonë!”, në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 (ReLOaD3), financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Si pjesë e iniciativës, IRCA kërkon të angazhojë një ekspert ose kompani për zhvillimin teknik, dizajnimin dhe funksionalizimin e:

  • një aplikacioni dixhital dygjuhësh (shqip dhe anglisht) për promovimin e shtigjeve turistike dhe potencialit kulturor e natyror të Divjakës;
  • një submenuje të dedikuar “Divjaka Jonë!” në webin zyrtar të Bashkisë Divjakë.

Klikoni në këtë link për më shumë informacion mbi TOR, formularin e ofertës financiare dhe mënyrën e aplikimit.

Mirëpresim aplikimet tuaja deri më 13 qershor.