Fuqizimi Rinor dhe Promovimi i Trashëgimisë Kulturore në Divjakë – Divjaka Jonë!, është një projekt që po zbatohet nga IRCA, me mbështetjen e Bashkisë Divjakë, si pjesë e Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 – ReLOaD3, financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatuar nga Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara (UNDP).
Qëllimi kryesor i projektit është fuqizimi i të rinjëve që të kthehen në aktorë ndryshimi dhe promovues të potencialeve turistike dhe trashëgimisë kulturore të Bashkisë Divjakë. Ky qëllim do të arrihet përmes krijimit të një Klubi të Ambasadorëve Rinorë të Kulturës dhe Turizmit, të përbërë nga 20 të rinj, të cilët do të trajnohen dhe fuqizohen për të sjelle ndikim konkret në zhvillimin turistik të komunitetit të tyre, si dhe te jene pjese aktive e nje sere aktivitetesh! Për këtë arsye, ne jemi duke kërkuar për të rinj të motivuar, që të na bashkohen në trajnim dhe iniciativat e tjera.
Të ftojmë të plotësosh këtë formular, që do të qëndrojë i hapur deri në datën 22 maj.
Kliko këtë për të plotësuar formularin:
https://docs.
Ky aktivitet realizohet si pjesë e Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 – ReLOaD3.




