IRCA hap thirrjen për dy ekspertë për zhvillimin e dokumentit të politikave: “Praktikat Pozitive në Sfidimin e Narrativave Stereotipike ndaj Vajzave dhe Grave”. Ekspertët e përzgjedhur do të kontribuojnë në kërkimin, analizën dhe hartimin e një dokumenti politikash të fokusuar në promovimin e barazisë gjinore dhe sfidimin e stereotipeve të dëmshme që prekin vajzat dhe gratë.
Procedura e aplikimit:
Aplikimi do të mbetet i hapur nga data 26 maj 2026 deri më 8 qershor 2026.
Aplikimet mund të dorëzohen:
- elektronikisht me anë të email-it; ose
- fizikisht në kopje të printuar në zyrën e IRCA-s (Rr. Kristaq Prifti, Yzberisht, Nd9,
H2, D/A, Tirana 1052))
Aplikimet duhet të dorëzohen jo më vonë se afati i fundit në:
Email: prokurime@irca.al dhe aliajtanas@gmail.com
Subjekti: Ekspertë për Zhvillimin e Dokumenteve të Politikave
Aplikimet fizike mund të dorëzohen edhe në zyrën e IRCA-s gjatë orarit zyrtar të punës. Dokumentat që kërkohen janë, si më poshtë:
– një kopje të jetëshkrimit profesional (CV)
– oferte financiare
Mirëpresim aplikimet tuaja!




