Gjatë 01 Nëntorit 2017 – 30 Prill 2020, IRCA si organizatë mbështetëse zbatoi projektin “ROMACTED”: Promovimi i Qeverisjes së Mirë dhe Fuqizimi i Komuniteteve Romë në Nivelin Lokal”, një projekt i përbashkët midis Bashkimit Evropian (DG NEAR) dhe Këshillit të Evropës.
Ky projekt u zbatua në Bashkinë e Fierit, Vlorës, Roskovecit, Përmetit, Pogradecit, Elbasanit, Korçës.
ROMACTED konsistonte në:
- Ndërtim kapacitetetesh
- Punësimi dhe trajnimet profesionale.
- Edukimi dhe Dialogu Ndërkulturor.
- Regjistrimi civil.
Rezultatet e kësaj inisiative ishin:
- 36 anëtarë të GTB u trajnuan në “Planifikimin Strategjik Lokal me Pjesëmarrje” gjatë vitit 2018 dhe në “Hartimin e Planeve të Përbashkët të Veprimit për Integrimin e Romëve në nivelin lokal” gjatë vitit 2019.
- 48 pjesëmarrës të Task Forcës Komunitare u trajnuan mbi “Buxhetimin e llogaridhënies së Romëve në nivelin lokal”
- 187 të rinj romë u informuan për mundësi të ndryshme në lidhje me programet e punësimit publik.
- 102 të rinj u regjistruan në kurset profesionale.
- 15 të rinj romë morën pjesë në kurse artizanale.
- 90 romë ishin të punësuar në sektorë të ndryshëm.
- 76 romë u regjistruan si punëkërkues.
- 20 të rinj u referuan në Drejtorinë Rajonale të Arsimit dhe Formimit Profesional.
- 4 Egjiptianë kanë forcuar aftësitë e tyre sipërmarrëse.
- 295 fëmijë u regjistruan në kopsht dhe shkollë.
- 223 studentë morën falas libra dhe çanta shkollore.
- 2 të rinj romë morën bursa.
- 755 romë morën pjesë në shfaqjen teatrale “Pjata prej druri”.
- 14 fëmijë romë u regjistruan në regjistrin civil.
Për të mësuar më shumë kliko në linkum më poshtë: