Kërkesë për Ofertë

Data e publikimit: 06 Dhjetor 2023

Projekti “Qëllimi jemi ne – gratë rome të fuqizuara“ Faza II
Shërbimi i kërkuar Paketa Ushqimore
Kohëzgjatja e Sherbimit 12  Muaj
Vendi Tiranë
Afati i dorëzimit 15 Dhjetor 2023

 

Informacion i Përgjithshëm

INSTITUTI I KULTURËS ROME NË SHQIPËRI (IRCA) është një organizatë jofitimprurëse e cila ofron shërbime për advokimin per akses të barabartë të Romëve në të drejtat e njeriut dhe në shërbimet publike dhe sociale. Këshillim Karriere dhe asistencë arsimore për studentët Rom, rritja e kapaciteteve të të rinjve rom për përfshirjen në jetën publike. Kryerja e studimeve kërkimore për të dokumentuar dhe institucionalizuar elementët e shëndetshëm të trashgimisë kulturore Rome. Promovimi i shkëmbimeve ndërkulturore dhe i marrëdhënieve miqësore midis të rinjve rom dhe jo-rom në vënd e më gjerë.

Qëllimi i shërbimit:

Në kuadrin e projektit “Qëllimi jemi ne – gratë rome të fuqizuara“ Faza II. Instituti i Kultures Rome në Shqipëri kërkon të kontaktojë subjekte të cilët ofrojnë Paketa Ushqimore. Të gjitha subjektet e interesuara që përmbushin kriteret dhe kushtet janë të ftuara të dorezojnë propozimin e tyre me zarf të mbyllur ose elektronikisht.

1. Të jenë të regjistruara pranë QKB

2. Të ofroje Paketa Ushqimore

3. Vendndodhja: Tiranë, Elbasan, Lushnje, Gjirokaster.

Oferta duhet të dorëzohet me systemin me “zarf” ose elektronikisht ne adresen e e-mail: prokurime@irca.al Në zarf duhet të vendosni të gjithë dokumentacionin e listuar si më poshtë:

a. Formatin e bashkengjitur me listen e produkteve te shoqeruara me cmimet perkatese (Annex 1).

b. Në çmimet e mësipërme duhet të përfshihen të gjitha kostot e tjera që lidhen me ofrimin e shërbimeve.

c. Çmimi për njësi në propozimin financiar duhet të specifikojë që TVSH-ja është e përfshirë.

e. Dokument të rregjistrimit në QKB.

 

Propozimi financiar:

Zarf duhet të ketë mbishkrimin “Ofertë për Paketa Ushqimore” Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

Per çdo pyetje ose sqarim mund të na shkruani në e-mail: prokurime@irca.al Çdo përgjigje e pyetjeve që do bëhet nga subjektet që marrin pjesë në tender, do t’ju njoftohen nga pjestarët e stafit.

Lutemi të kontrolloni dokumentat e kërkesës për ofertë në linket:

Ftesë për ofertë

Aneks 1

Duke ju falenderuar per bashkepunimin.

Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri ( IRCA)