Vizitë Studimore në Drejtorinë e Policisë Shkodër

Një vizitë studimore u organizua në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Shkodër. Rreth 30 nxënës, prindër dhe mësues morën pjesë në këtë aktivitet i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit Polici, Shkollë dhe Komunitet si dhe pati si synim të instalojë njohuri të sigurisë komunitare tek nxënësit. Aktivitetin e ndoqën dhe përfaqesues nga Ambasada Suedeze dhe programi i Policimit në Komunitet.