Titulli i projektit: Mbështetja e mikro-sipërmarrësve romë në Shqipëri drejt qëndrueshmërisë më të mirë mjedisore

Veprimi Pilot 4: Mbështetje praktike në shkallë të vogël për mikro-sipërmarrësit vulnerabël
Zbatuar nga IRCA me mbështetjen financiare të ASSOCIATION FONDATION EUROPEENNE DE LA SCIENCE (ESF), sipas skemës së nëngranteve të projektit ACCTING.


Projekti synon të arrijë objektivat e mëposhtëm përmes një sërë aktivitetesh të planifikuara:
1. Inkurajon mikro-sipërmarrësit vulnerabël që të përfshihen në praktika biznesi të qëndrueshme për mjedisin. Projekti do të inkurajojë mikro-sipërmarrësit romë në 3 zona në Shqipëri që të marrin në konsideratë përfitimet e zhvillimit të praktikave mjedisore të biznesit. Sesionet informative do të organizohen në secilin prej zonave të projektit për rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e përfitimeve të qëndrueshmërisë. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë të paktën 60 mikro-sipërmarrës romë.
2. Rritja e njohurive, aftësive dhe kapaciteteve të mikro-sipërmarrësve vulnerabël për fillimin ose rritjen e një biznesi miqësor ndaj mjedisit përmes: 2.1. Formimi profesional 2.2. Mbështetje e përshtatur sipas nevojave. Të paktën 20 mikro-sipërmarrës romë do të përfshihen në të ciklin e trajnimit mbi mbështetjen e gjelbër. Programi i trajnimit do të ofrojë informacion dhe njohuri të dobishme për mundësitë ekzistuese për të përmirësuar qëndrueshmërinë mjedisore të mikro-ndërmarrjeve; si dhe identifikimin dhe përmirësimin e pikave të forta (si personale ashtu edhe të lidhura me biznesin e tyre) për të cilat njerëzit mund të mos jenë të vetëdijshëm, por që mund të mbështesin procesin. Për më tepër, projekti do të ofrojë mbështetje individuale për 10 mikro-sipërmarrës të përzgjedhur romë, e cila konsiston në këshilla të personalizuara nga ekspertët dhe mbështetje materiale.
3. Krijimi rrjetezimit midis bizneseve të përkushtuara ndaj qëndrueshmërisë dhe inkurajim per ndarjen e praktikave, veçanërisht ato që përfshijnë mikro-sipërmarrësit vulnerabël. Projekti do të mbështesë krijimin e Koalicionit të Mikro-Sipërmarrësve të Gjelbër Romë (CRGM). Një platformë online për lehtësimin e komunikimit dhe të mësimit të përbashkët të sipërmarrësve me të njëjtin mendim, të cilët mund të ndajnë përvojat e tyre, të mësojnë nga njëri-tjetri dhe të ofrojnë mbështetje reciproke do të krijohet dhe mbështetet nga projekti
4. Motivim i sa më shumë sipërmarrësve që të përpiqen për të përmirësuar përpjekjet e tyre të fokusuara në qëndrueshmërinë mjedisore. Projekti do të promovojë praktikat më të mira përmes dhënies së 3 çmimeve për sipërmarrësit e vegjël romë më të mirë, në mënyrë që të inkurajojë më shumë sipërmarrës të përfshihen në praktika biznesi të ndërgjegjshme për mjedisin.