Objektivi i Përgjithshëm: Të avancojë të drejtat e grave/vajzave rome dhe jorome të Durrësit dhe të reduktojë diskriminimin e tyre, përmes ngritjes së kapaciteteve ,krijimit të rrjeteve dhe advokimit për fuqizim.
Qëllimi i projektit:
- Të avancojë të drejtat e grave/vajzave rome dhe jorome të Durrësit dhe të reduktojë diskriminimin ndaj tyre, përmes ngritjes së kapaciteteve, krijimit të rrjeteve dhe advokimit për fuqizim.
- Të rriten kapacitetet dhe mundësitë e grave/vajzave vulnerabël për punësueshmëri dhe për të përfituar nga mundësitë ekonomike;
- Të nxitet qëndrueshmëria dhe rritja e sipërmarrjeve të grave rome dhe jo rome;
- Të nxitet rrjetëzimi, lidershipi dhe motivimi i grave/vajzave vulnerabël.
Rezultatet e projektit:
- 75 gra/vajza vulnerable (nga të cilat 42 rome dhe 3 jo rome) nga Durrësi kanë përfituar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga takimet:
- Kanë marrë informacion të ri.
- Kanë rritur kapacitetet dhe aftësitë komunikuese.
- Kanë krijuar kontakte me institucionet lokale.
- Janë nxitur dhe motivuar që të eksplorojnë përqasje të reja.
- Kanë mësuar mbi diskriminimin dhe sigurinë në punë.
- Kanë kontribuar në brainstorming, diskutime, reflektime, pyetje dhe dhënie modelesh pozitive.
- 2 podcaste të publikuara në faqen e radios “Capitol”.