Publikim i Raportit Monitorues: “Monitorim i Cilësisë së Shërbimeve Publike në Nivel Lokal ndaj Komunitetit Rom në Sektorët e Shëndetësisë dhe Arsimit”

Në kuadër të projektit “Përmirësim i Aksesit të Romëve në Shërbime Cilësore në Shëndetësi dhe Edukim”, i cili po implementohet në bashkitë Vlorë, Fier, Lushnje dhe Divjakë nga Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA) dhe Shoqata “Romano Kham”, është publikuar raporti monitorues mbi cilësinë e shërbimeve publike për komunitetin Rom. Projekti është pjesë e granteve të vogla në kuadër të projektit “Mbështesim Pjesëmarrjen, Llogaridhënien dhe Fuqizimin e Shoqërisë Civile” (SPACE), i cili zbatohet nga Shoqata “Together for Life”, në bashkëpunim me BIRN Albania, Qëndresa Qytetare dhe Destiny Center for Excellence dhe mbështetet financiarisht nga Komisioni Evropian.

Ky projekt synon të përmirësojë aksesin e komunitetit Rom në shërbimet publike në Shqipëri, me fokus të veçantë në sektorët e arsimit dhe shëndetësisë. Raporti monitorues ofron një pasqyrë të plotë të sfidave dhe nevojave të komunitetit Rom në aksesimin e shërbimeve publike, me fokus në sektorët e shëndetësisë, arsimit dhe përdorimit të teknologjisë.

Raporti është bazuar në të dhëna të mbledhura përmes anketimit të 102 të anketuarve dhe fokus grupeve të organizuara në bashkitë Vlorë, Fier, Lushnje dhe Divjakë. Përmes kësaj qasjeje, janë evidentuar dhe analizuar sfidat kryesore me të cilat përballet komuniteti Rom në përdorimin e shërbimeve publike, si dhe janë dhënë rekomandime për përmirësimin e cilësisë së këtyre shërbimeve.

Për më tepër, ju ftojmë të konsultoni raportin monitorues duke klikuar në linkun e mëposhtëm:

🔗https://irca.al/wp-content/uploads/2024/10/Raport-monitorues.pdf