Azilkërkuesit dhe Refugjatët në Shqipëri duke bërë Progres për të siguruar Punësim

Projekti “Ndërtimi i një baze të sigurt jetese në Shqipëri” vazhdon të përparojë në realizimin e objektivave si : a) të rrisë kapacitetin e azilkërkuesve dhe refugjatëve b) të rrisë njohuritë e tyre për tregun e punës për të eksploruar të gjitha mundësitë në dispozicion në lidhje me aftësitë e tyre specifike dhe; c) të fuqizojë azilkërkuesit dhe refugjatët që të jenë në gjendje të gjejnë punësim për të siguruar vetëbesim.
Gjashtëdhjetë e katër pjesëmarrës nga kategoritë e azilkërkuesve dhe refugjatëve në Shqipëri janë duke u përgatitur me “Metodologjinë e Punësimit për Punësim”. Pasi u ndanë në grupe bazuar në motivim dhe profesione, si dhe duke fituar njohuri përmes disa seancave në teorike dhe praktike, ata avancuan në eksplorimin e botës së Punës, u angazhuan në praktika të shkurtra në biznese dhe filluan të hartojnë Planin e Zhvillimit Individual. Ndërkohë po finalizojnë idenë lidhur me profesionet që do të orientohen në muajt e ardhshëm si dhe të jenë gati për të hyrë në tregun e punës.
Në fund të ciklit të sesioneve të këshillimit drejt punësimit, secili pjesëmarrës do të ketë një plan të hollësishëm dhe të qartë që mbulon hapat e përcaktuar mirë, në afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë drejt synimit përfundimtar – punësimit ose vetëpunësimit.
Ky projekt financohet nga UNHCR dhe zbatohet nga IRCA.