Projekti synoi në:
- Pjesëmarrjen e anëtarëve të pakicave rome në vendimmarrje lokale dhe ofrimin e shërbimeve
- Fushata informimi dhe ndërgjegjësimi që përqëndrohen në të drejtat e romëve dhe integrimin e tyre
- Lehtësimin e qasjes në shërbimet publike
Aktivitete të zbatuara:
- Trajnim i të Rinjve Romë dhe stafit të Bashkisë Tiranë
- Sesione informuese
- Aktivitete Ndërkulturore dhe Sportive
- Vizita Studimore
Ky projekt është zbatuar në këto zona:
- Selitë
- Institut
- Shkozë
- Yzberisht
- Kinostudio
Rezultate të projektit:
- Trajnimi i 15 punonjësve të Bashkisë Tiranë për të drejtat e njeriut dhe politikat kombëtare dhe lokale për përfshirjen e pakicës Rome.
- Organizimi i vizitës studimore me qëllim shkëmbimin e praktikave më të mira lidhur me programet e përfshirjes sociale midis 6 punonjësve të Bashkisë Tirane dhe 6 punonjësve Bashkisë Korce.
- Organizimi i 4 eventeve me qëllim promovimin e dialogut ndërkulturor, promovimin e talenteve të rinj Rom, dhe promovimin e mirëqeverisjes në të cilën kanë marrë pjesë në total 158 pjesëmarrës.
- Organizimi i sesioneve informuese dhe ndërgjegjësuese mbi dokumentet për kartat e shëndetit, regjistrim si punëkërkues dhe informim mbi programet e punësimit si dhe sesione edukuese për pjesemarrje në zgjedhje me një pjesëmarrje prej 208 anëtarë të pakicës Rome.
- Bashkëpunime me Njësine e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe Qëndrave Komunitare për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta.
- 4 podcaste që përmbajnë aktivitete të projektit janë prodhuar dhe transmetuar rregullisht në radio online “Capitol”.