Gjuha është elementi më i dukshëm i kulturës rome. Romishtja për shekuj me rradhë është folur në familje e midis romëve të tjerë, por deri kohët e fundit nuk ka qenë prezente në shkolla, media dhe institucionet publike. Gjatë dekadave të fundit iniciativat në disa media europiane por sidomos në forumet elektronike e kanë sjellë gjuhën rome më pranë standardizimit. Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri, organizon herë pas here kurse të gjuhës rome dhe vazhdon përpjekjet për përfshirjen e saj në nivelet akademike.