Dita Ndërkombetare e Popullit Rom

Me rastin e 8 prillit, Ditës Ndërkombëtare të Popullit Rom, Instituti i Kulturës Rome në Shqiperi me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë dhe bashkepunimin e Ministrisë së Mirëqënies Sociale e Rinisë dhe Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, organizoi konferencën me Titull “Përmirësimi i Demokracisë me pjesemarrjen e qytetarëve Rom”. Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 90 të rinj rom dhe jo rom, përfaqësues nga shoqeria civile dhe media. Fokusi ishte rëndësia e pjesëmarrjes së të rinjve në vendimarrje e në jetën publike si edhe aftësimi I tyre profesional.