Historitë njerëzore janë krijuar si pjesë e projektit Ekspozita e Historive Njerëzore, zbatuar nga IRCA në partneritet me QHPSM, në kuadër të programit të Fondit Kulturor Rinor të Ballkanit Perëndimor.
Ky program financohet nga Ministria Federale Gjermane e Punëve të Jashtme dhe realizohet nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO). Çdo histori pasqyron piktura të krijuara nga të rinjtë pjesëmarrës të nismës, duke bashkuar artin me tregimin për të përcjellë mesazhe të fuqishme tek audienca. Qëllimi është të rritet ndërgjegjësimi për çështje të ndjeshme shoqërore duke përdorur artin si një mjet për reflektim dhe diskutim. Shpresojmë se çdo histori do të shërbejë si një katalizator për mirëkuptim më të thellë, duke inkurajuar ndjeshmërinë dhe nxitur ndryshimin në komunitetet tona.