Thirrje për Trajner per anti – Korrupsionin

Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri  (IRCA), kërkon të angazhojë për një periudhë 5 ditore, një Trajner me  kopetenca për të Drejtat Qytetare, Advokimin dhe pjesëmarrjen në jetën Publike si edhe të përgatisë  të rinjtë romë me kultivimin dhe shpërhapjen i një kulture anti – korrupsion.

Thirrja zhvillohet në kuadër të zbatimit të inisjativës “Ambasadorët Romë për një Shoqëri të Lirë pa Korrupsion në nivelin Lokal” dhe ka për qëllim të inkurajojë një kulturë anti-korrupsion midis të rinjëve dhe komuniteteve rome dhe të forcojë partneritetin me autoritetet lokale për shërbime të barabarta për të gjithë qytetarët në Bashkinë Fier, Roskovec dhe njësitë administrative Levan, Baltëz, Mbrostar, Sektor Seman dhe Drizë.

  • Qëllimi i shërbimit : Të trasmetojë njohuritë e për të Drejtat Qytetare, Advokimin dhe pjesëmarrjen në jetën Publike si edhe të përgatisë  të rinjtë romë me kultivimin dhe shpërhapjen i një kulture anti – korrupsion.
  • Detyrat dhe Përgjegjësitë:
  • Të hartojë një modul trajnimi me përmbajtje për të Drejtat Qytetare, Advokimin dhe pjesëmarrjen në jetën Publike.
  • Të ofrojë trajnimin për të rinjtë romë nga Bashkia Fier, Bashkia Roskovec dhe njësitë administrative të (Levan, Baltez, Mbrostar, Sektor Seman, Drize).
  • Të përgatis raportin final si dhe vlerësimin pas përfundimit të trajnimit .
  • Kualifikime dhe Eksperienca
  1. Edukimi :
  • Diplomë universitare e ndërthurur me trajnime të specializuara në fushën e shkencave sociale dhe punën komunitare.
  • Njohuri të mira në dhënien e trajnimeve.
  1. Eksperienca
  • Eksperience në dhënien e trajnimeve me tematikë komunitare.
  • Të ketë njohuri dhe komunikim të mirë me komunitetet e disavantazhuara.
  • Të paktën 3 vite eksperiencë profesionale si trajner.
  • Njohuri shumë të mira rreth situatës së minoritetit Rom në nivel lokal dhe kombëtar.
  • Te kete njohuri mbi fenomenin e korrupsionit.
  • Të ketë njohuri të mira në raportim.
  1. Aftësi teknike
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, menaxhimi dhe koordinimi.
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe të lehtësimit.
  • Aftësia për të përmbushur afatet.
  • Aftësi për të punuar në një ekip.
  • Kohëzgjatja:

Trajnieri  do të angazhohet 5 ditë pune nga lidhja e kontratës.

  • Dokumentat e kërkuar
  1. Letër motivimi
  2. Curriculum Vitaee
  3. Dokumente mbështetëse për kualifikimet dhe eksperiencat në fushën e shërbimit sipas CV
  • Proçedura e Aplikimeve

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën e tyre (me një e-mail të vetëm) në adresen : prokurime.irca@gmail.com

Afati i fundit i aplikimit:  20 tetor 2019

Vendndodhja: Trajnimi do të zhvillohet në qytetin e Fierit ne daten 28 dhe 29 Tetor 2019