Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA) fton anëtarët e pakicës rome dhe jo – rome me banim në Shqipëri, të cilët kanë dëshirë të bashkëpunojnë me IRCA-n për katër vitet në vijim 2025 – 2029 duke ofruar konsulencën e tyre si ekspertë në fushat social – ekonomike, advokuese, pjesëmarrëse, edukative, antigypsizmit, mjedisorë, kulturorë, gjuhësorë etj., si dhe trajnerë e lehtësues komunitarë, që të aplikojnë.
Iniciativa ka si qëllim të japi mundësi ekspertëve rom dhe jo – rome, senior dhe junior, studentëve por edhe lehtësuesëve komunitarë të angazhuar për të kontribuar në fushat prioritare të përfshirjes sociale të pakicës rome.
Thirrja është e ndarë në fusha Tematike ( Lot) si:
Lot 1 – Edukim dhe Gjuhë Rome, Kulturë, Antigypsizm.
Lot 2 – Fuqizim Ekonomik ( Këshillim për Start up, Biznes, Analizë ekonomike etj.
Lot 3 – Media ( Gazetari, audio dhe video Podcast ).
Lot 4 – Përfshirje Sociale, Shërbime, të drejtat e Njeriut.
Lot 5 – Demokraci, Zgjedhje, përfaqësim.
Lot 6 – Ekonomia e Gjelbër dhe Digjitalizim.
Lot 7 – Trajner.
Lot 8 – Lehtesues lokal.
Profili i pjesëmarrësve:
– Të rinj të angazhuar të pakicës rome dhe jo – rome ;
– Studentë të Shkencave Humane, Komunikimit, Ekonomisë apo Edukimit;
– Aktivistë rinorë apo përfaqësues të shoqërisë civile.
Aplikantët duhet:
Të jenë të grupmoshës 15 – 60 vjec;
Të jenë me banim në Shqipëri ;
Të jenë të motivuar dhe të respektojnë afatet dhe përgjegjësitë e termave të referencës;
Ti përkasin pakicës rome dhe jo-rome, ( Të dëshmojnë me letër deklarimi nga Komiteti i Pakicave Kombëtare, ose nga organizatat rome me vulë dhe firmë në rastin e përkatësisë rome.
Të dërgojnë CV-në, Karte ID dhe Letër Motivimi si dhe letren e përkatësise rome në adresën email : prokurime.irca@gmail.com
Afati i aplikimit:
Personat e interesuar duhet të plotësojnë formën e aplikimit on-line dhe të dërgojnë me email CV-në, Letër Motivimi, Fotokopje e Kartës së Identitetit si dhe letrën e firmosur për përkatësinë rome ne rast te perkatesise dhe brenda datës 20 Tetor 2024.
Aplikantët e përzgjedhur që plotësojnë kriteret për të qenë pjesë e këtij Grupi bashkëpunëtorësh të IRCA-s do të njoftohen nëpërmjet emailit për ofertat financiare dhe detyrat e punës në vijëmësi.
Kliko ketu per te aksesuar ne Formularin Online
Ps. Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të angazhohen përgjatë katër viteve 2025 – 2029, me orë, ditë ose muaj sipas nevojave të Institutit të Kulturës Rome në Shqipëri.