Thirrje e Hapur për Ekspertë

Mbi projektin:

Projekti “Përtej Barrierave: Qëndrueshmëria e Romëve në Ballkanin Perëndimor” është një iniciativë rajonale që synon përmirësimin e statusit ekonomik, përfshirjen sociale dhe luftën kundër antigypsism-it në komunitetet rome në pesë vende të Ballkanit Perëndimor: Maqedoni e Veriut, Bosnje Hercegovinë, Serbi, Shqipëri dhe Kosovë. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Instituti për Kërkime dhe Analiza të Politikave Romalitico, si një organizatë udhëheqëse, dhe Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri, si partner projekti.

Grupi i Punës për Antigypsyism

Grupi i Punës për Antigypsyism-in do të krijohet për të luftuar çështjen e përhapura të antigypsyism-it nëpërmjet një kombinimi të avokimit të politikave publike, reformave legjislative dhe nxitjes së dialogut rajonal dhe kombëtar. Kjo nismë synon të rrisë ndërgjegjësimin në lidhje me efektet e dëmshme të antigypsyism-it në komunitetet rome, ndërkohë që avokon për ndryshime ligjore dhe politikash që trajtojnë në mënyrë eksplicite këtë çështje dhe mbrojnë të drejtat e romëve.

Projekti do të përfshijë krijimin e pesë grupeve të punës specifike për çdo vend dhe një grupi pune rajonal, duke angazhuar aktorë kryesorë nga niveli kombëtar dhe rajonal për të krijuar zgjidhje të qëndrueshme dhe efektive.

Qëllimi i Grupit të Punës është të trajtojë përhapjen dhe ndikimin e dëmshëm të antigypsyism-it në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Qëllimi ynë është të sigurojmë që antigypsyism-i të njihet dhe të adresohet siç duhet në politikat dhe kornizat ligjore kombëtare. Duke përfshirë antigypsyism-in në politikat publike dhe duke nxitur ndërgjegjësimin në të gjitha nivelet, Grupi i Punës do të promovojë përfshirje më të madhe sociale, barazi dhe drejtësi për komunitetet rome.

Struktura e Grupit të Punës

Projekti do të fillojë duke krijuar grupe pune në secilin vend pjesëmarrës dhe një grup pune rajonal. Çdo grup do të përbëhet nga të paktën 10 anëtarë. Këto grupe do të luajnë një rol qendror në projekt, duke udhëhequr përpjekjet e avokimit, duke prodhuar rekomandime politikash dhe reforma ligjore, duke nxitur dialogun me aktorët përkatës.

Aktivitetet dhe rezultatet kryesore:

    1. Njohja e antigypsyism-it në politikat dhe legjislacionin publik:
      Kryerja e një rishikimi gjithëpërfshirës të legjislacionit ekzistues kombëtar dhe rajonal për të identifikuar boshllëqet ku antigypsyism-i nuk trajtohet në mënyrë adekuate.
      Formulim i propozimeve dhe rekomandimeve që synojnë integrimin e referencave ndaj antigypsyism-it në ligjet kombëtare dhe rajonale.
      Organizimi i seksioneve trajnimi për politikëbërësit, ekspertët ligjorë dhe zyrtarët e qeverisë për të thelluar të kuptuarit e tyre për antigypsyism-in.
      Sigurimi i burimeve, si materiale informative, raste studimore dhe gjetje kërkimore për të ndihmuar palët e interesuara të integrojnë njohjen e antigypsyism-it në punën e tyre.
    2. Hulumtimi dhe raportimi:
      Kryerja e kërkimeve për të dokumentuar përhapjen dhe ndikimin e antigypsyism-it në rajon.
      Përgatitja e raporteve për të dokumentuar shfaqjet e antigypsyism-it, ndikimin e tij në komunitetet rome dhe rekomandimet e nevojshme të politikave për çdo vend.
      Zhvillimi i të paktën 15 rekomandime politikash specifike për çdo vend që synojnë parandalimin dhe trajtimin e antigypsyism-it.

    3. Angazhimi i palëve të interesuara:
      Organizimi i konferencave rajonale dhe kombëtare të angazhimit të palëve të interesuara (online dhe fizikisht) për të nxitur dialogun gjithëpërfshirës dhe për të shkëmbyer praktikat më të mira për luftimin e antigypsyism-it.
      Krijimi i një platformë bashkëpunuese për palët e interesuara për të diskutuar sfidat, për të shkëmbyer njohuri dhe për të propozuar zgjidhje të zbatueshme për të luftuar antigypsyism-in.

Afati kohor dhe rezultatet e pritshme:

  • Krijimi i grupeve të punës: Mars 2025
  • Rishikimi dhe hulumtimi i legjislacionit: Prill 2025 – Qershor 2025
  • Avokimi dhe propozimet e politikave: 2025-2027
  • Konferencat dhe bashkëpunimi me palët e interesit: 2025-2027

Rezultatet e pritshme:

  • Rritja e njohjes së antigypsyism-it në kuadrin e politikave kombëtare dhe rajonale.
  • Kapaciteti i përmirësuar i palëve të interesuara, duke përfshirë politikëbërësit dhe ekspertët ligjorë, për të trajtuar antigypsyism-in.
  • Gjetjet e hulumtimit veprues dhe rekomandimet e politikave për politikat kombëtare dhe rajonale kundër diskriminimit.
  • Bashkëpunim dhe dialog i qëndrueshëm midis aktorëve kryesorë për të luftuar antigypsyism-in përtej kohëzgjatjes së projektit.

Thirrje për ekspertë:

Jemi duke kërkuar persona të kualifikuar për t’iu bashkuar grupeve të punës. Nëse jeni ekspert me përvojë në zhvillimin e politikave, të drejtat e njeriut, mosdiskriminimin, mbrojtjen e romëve ose reformën ligjore dhe keni një angazhim për të luftuar antigypsyism-in, ju ftojmë që të aplikoni.

Ekspertët që do të angazhohen duhet të plotësojnë këto kushte:

  • Të paktën një diplomë të arsimit të lartë;
  • Të paktën 5 vjet përvojë pune në aktivitete që kanë të bëjnë me përfshirjen e romëve, të drejtat e njeriut dhe ose antigypsyism-in;
  • Përparësi do të kenë kandidatët që kanë kryer kërkime në lidhje me temat e përfshirjes së romëve, të drejtat e njeriut dhe/ose antigypsyism-in.

Si të aplikoni:

Ju lutemi dërgoni aplikimin duke bashkëngjitur CV-në tuaj dhe dy referenca nga persona relevantë për fushën e Antigypsyism-it në adresën: institute.irca@gmail.com jo më vonë se datën 5 Mars 2025.

Përzgjedhja e kandidatëve:

Përzgjedhja e kandidatit të kualifikuar do të bëhet nga një komision të krijuar pranë Institutit të Kulturës Rome në Shqipëri.

Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri respekton parimin e trajtimit të barabartë dhe mosdiskriminimit në vendime.

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Plotësimi i kushteve të thirrjes
  • Cilësia e dokumenteve të paraqitura
  • Referencat

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për vendimin e përzgjedhjes. Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri rezervon të drejtën të mos informojë kandidatët e refuzuar për arsyet e refuzimit të tyre.