“Të Rinjtë Rom, Ambasadorë të një shoqërie të lirë pa korrupsion”.

IRCA ka zbatuar inisiativën “Të Rinjtë Rom, Ambasadorë të një shoqërie të lirë pa korrupsion”, financuar nga USAID që ka në fokus krijimin e modeleve positive të të rinjve Romë me aspektet ligjore të anti-korrupsionit, aspektet administrative, edukative, informacionit dhe aftësive per të luftuar korrupsionin.

Ky projekt ka pasur dhe këto rezultate:

  • 21 të rinj nga të cilët 18 meshkuj dhe 3 femra morën pjesë në trajnimin 2 ditor mbi temën e korrupsionit ( c’është korrupsioni, format e tij, kur ndodh ai , dhe si mund ti referojnë rastet në instuticionet përkatëse).
  • Janë shpërndarë 500 Guida anti-korrupsion të përgatitura dhe të përkthyera në gjuhën Rome në mënyrë që anëtarët e komunitetit rom ta kenë më të lehtë kuptueshmërinë e informacionit të përzgjedhur,u shpërndanë në vendbanimet e komuniteteve rome në qytetin e Fierit.
  • Të rinjtë Rom inskenuan format korruptive në vendqëndrimet rome në Bashkinë Fier (Levan , Baltëz, Mbrostar, Seman dhe Drizë) dhe në Bashkinë Roskovec në të cilat morën pjesë rreth 111 persona nga ku 66 meshkuj dhe 45 femra.
  • Prodhimi dhe shpërndarja në rrjete sociale të një video-dokumentari me një mesazh domethënës mbi fenomenin e korrupsionit.
  • Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit me Bashkinë Fier dhe Roskovec në kuadër të projektit “Të Rinjtë Rom , Ambasadorë të një shoqërie të lirë pa korrupsion”, për realizimin e aktiviteteve të mëtejshme.
  • Ambasadorët Rom Vizituan Instuticione Vendore si Zyra e Punës Fier, Njësia e Përkujdesit Shëndetësor , Njësia Fier, Zyra Vendore Arsimore Fier dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rajonale e Policisë Fier.
  • 4 Podcaste u përgatitën dhe u postuan në faqen e radios Capitol.