Takim me Kryetarin e Bashkisë Vlorë, Z. Ermal Dredha

Më datë 10 dhjetor 2024, Drejtori i Institutit të Kulturës Rome në Shqipëri, Z. Bledar Taho dhe Kryetari i Bashkisë Vlorë Z. Ermal Dredha me stafin e tij zhvilluan një takim për të diskutuar mbi mundësitë konkrete të bashkëpunimit për përmirësimin e situatës së shtresave më në vështirësi.
Në takim u diskutuan mundësitë dhe mënyrat që do të ndikojnë në përmirësimin e rrethanave të strehimit dhe projektet që zhvillojnë jetesën e komunitetit rom nga pikëpamja ekonomike, sociale dhe kulturore.
Bashkëpunimi i vazhdueshëm është shumë i rëndësishëm për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit.