Takim konsultues për të diskutuar mbi shpenzimet buxhetore të Planit Kombëtar të Veprimit për Barazi, Përfshirje dhe Pjesëmarrjen e Romëve dhe Egjiptianëve 2021-2025

IRCA ka kënaqësinë t’ju ftojë në takimin konsultues që do të realizohet ditën e hënë (30.9.2024) pranë Hotel Tirana International 🏨, me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Shërbimeve Sociale, Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, përfaqësues nga programet ndërkombëtare 🌍, shoqëria civile ✊, të rinj, media, etj., për të diskutuar mbi shpenzimet buxhetore të Planit Kombëtar të Veprimit për Barazi, Përfshirje 🤝 dhe Pjesëmarrjen e Romëve dhe Egjiptianëve 2021-2025.

Për konfirmim, ju lutemi plotësoni linkun:

🔗https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSd2Q0vwRazckl1rSWtHGerJ41CvzothxBGHxFJXvVepGUjg0g/viewform?vc=0&c=0&w=1&flr=0&fbclid=IwY2xjawFk9BxleHRuA2FlbQIxMAABHYs18v78huqycWxtmO23URK-psGkUU_ZPIhwLayDatLLLEiRvnko-byI-g_aem_pRtLa_UwDBqJOekJ-FIjOg

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit të implementuar nga IRCA, me mbështetjen nga skema e granteve “BAT Civil Society” , e zbatuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) në partneritet me Faktoje dhe Center for Research and Policy Making (CRPM), mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.