Instituti i Kultures Rome në Shqipëri ka zbatuar në periudhën Qershor 2019 – Gusht 2020 programin: “Cikli i Këshillimit drejt Punësimit” (C4E) i cili synon zhvillimin e aftësive dhe lehtësimin e tregut të punës për migrantët të kthyer , punëkërkuesve të rinj të papunë, personave nga komuniteti Rom dhe Egjiptjan në Shqipëri. Programi mbështet shanset e riintegrimit dhe punësimit lokal përmes përfshirjes së sektorit privat në metodologjitë dhe veprimet krijuese të aftësive personale dhe profesionale.
Programi C4ER është një program i bazuar në filozofinë e Trajnimit për Punësimin dhe tranzicionit nga shkolla në punë, një qasje e financuar nga SDC dhe Fondacioni Medicor dhe i zbatuar nga Swisscontact që nga viti 2010 në Shqipëri dhe Kosovë. Strategjia për këtë inisiative përbëhet nga disa ndërhyrje që shpjegojnë se si do të prodhohen rezultate dhe ndryshime për migrantët e kthyer dhe grupe të tjera që kërkojnë mundësi punësimi në zonat urbane dhe rurale.
Rreth 153 persona kanë qënë pjesë e programit. Ky program është zbatuar në zonat:
- Tiranë
- Berat
- Fier
- Lushnjë
- Shkodër
- Lezhë
Në përfundim të programit:
- 11 persona kanë mbaruar kursin profesional për profesionet si hidraulik, elektricist, parukeri- estetikë.
- 117 pjesëmarrës janë vetëpunësuar duke u mbështetur me materiale të nevojshme për ushtrimin e profesionit të tyre ose në zgjerimin e biznesit.
- 25 pjesëmarrës janë punësuar në biznese të ndryshme.