“Sigurimi i ushqimit dhe artikujve higjienikë bazë për familjet rome dhe egjiptiane në Shqipëri gjatë pandemisë Covid 19.”

 

Kjo inisjativë konsistoi në shpërndarjen e pakove ushqimore dhe produkteve higjenike bazë në 450 familje në qytetet Tiranë, Fier, Shkodër, Vlore, Roskovec, Gjirokastër, Pogradec dhe Divjakë gjatë periudhës së Pandemisë  Globale Covid – 19 në muajt Maj- Qershor 2020.

450 familje rome u zgjodhën për tu dhuruar ushqim dhe artikuj themelorë të higjienës (100 familje rome në Tiranë, 58 familje rome në Fier, 62 familje rome në Vlorë, 50 familje rome në Grabian, Lushnje, 50 familje rome në Gjirokastër, 46 familje rome në Roskovec, 30 familje rome në Shkodër dhe 27 familje rome në Pogradec). Këto familje nuk kanë qenë në gjendje të marrin mbështetjen ekonomike gjatë pandemisë Globale Covid -19 dhe jetesa e tyre bazohej në mbledhjen e mbeturinave të riciklueshme, ndihmën sociale etj. Gjatë periudhës së izolimit për mbrojtjen kundër Covid-19, këto familje nuk mund të gjeneronin të ardhura për të siguruar jetesën e tyre.

Shpërndarja e paketave u bë nga ndërmjetësuesit Romë në bashkëpunim të ngushtë me përfaqësues nga komunat e zgjedhura.