Kjo konferencë ishte pjesë e aktiviteteve për Javën Rome “Romanipe” organizuar rreth datës 8 Prill – Dita Ndërkombëtare e Romëve. Kjo konferencë u organizua në kuadër të projektit “Promovimi i një përgjigjeje sistematike dhe akademike kundër antiromanizmit” të mbështetur nga Zyra e Iniciatives Rome (RIO) në Budapest dhe zbatuar nga IRCA në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Fakultetin e Edukimit në Universitetin Aleksander Moisiu Durres (AMU) dhe Instituti për Jetën Familjare dhe Komunitare (IFNL) në Universitetin Clemson në SHBA.