Përgjatë periudhës 1 maj 2017 – 30 mars 2018, IRCA zbatoi projektin “Ambasadorët e Rinj Rom për një Shoqëri pa korrupsion në Nivel Vendor (Bashkia e Divjakës dhe Lushnjes). Projekti financohet nga IDM – Civilist (financimi i BE-së). Qëllimi i projektit është të promovojV një qëndrim anti-korrupsion midis të rinjve romë dhe komuniteteve përmes një programi gjithëpërfshirës të edukimit qytetar dhe të forcojë partneritetin me institucionet vendore për shërbime të barabarta për komunitetin rom dhe përpjekje te koordinuara kundër korrupsionit.