Projekt rajonal “Beyond Barriers: Roma Resilience in the Western Balkans”

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri është pjesë e një projekti të ri si partner zbatues, me titull “Përtej barrierave: Qëndrueshmëria e romëve në Ballkanin Perëndimor” (Beyond Barriers: Roma Resilience in the Western Balkans), i cili udhëhiqet nga Instituti Romalitico për Kërkime dhe Analiza të Politikave.

Qëllimi i projektit është të forcojë përfshirjen rajonale të romëve në Ballkanin Perëndimor përmes politikave dhe iniciativave për të adresuar pabarazitë ekonomike, për të luftuar antigypsyism-in dhe për të promovuar integrimin social.

Kohëzgjatja e projektit: 02 dhjetor 2024 – 01 tetor 2027

Projekti është i mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Udhëheqës projekti:
Instituti Romalitico për Kërkime dhe Analiza të Politikave

Partnerët zbatues:
Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri
Qendra JUROM në Serbi
Qendra Informative e Romëve KALI SARA në Bosnje dhe Hercegovinë
Romaversitas in Kosovo
Shoqata INSOK Iniciativa për Ndryshime Sociale në Maqedoninë e Veriut

Ky projekt synon të përmirësojë statusin ekonomik, përfshirjen sociale dhe luftën kundër antigypsyism-it në vendet e Ballkanit Perëndimor (Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Shqipëria dhe Kosova) përmes tre komponentëve kyç:

  1. HUB-e Rajonale: Projekti do të krijojë një Rrjet të koordinuar Rajonal të Organizatave Rome, i cili do të punojë për të avancuar politikat e përfshirjes së romëve. Politikat dhe reformat për romët do të promovohen dhe monitorohen në të paktën pesë vende, me fokus në nevojat e komunitetit rom dhe në rrjetet aktive të shoqërisë civile. Rrjeti rajonal do të fokusohet në monitorimin e reformave sektoriale të Bashkimit Evropian për Romët, do të hartojë nevojat e komunitetit rom dhe do të avokojë për përfshirjen e tyre në politika, si dhe do të krijojë një platformë donatorësh për koordinimin e mbështetjes për përfshirjen e romëve në Ballkan.
  2. Progres ekonomik: Projekti do të ofrojë iniciativa specifike ekonomike për romët, duke përfshirë trajnimin për punësim, zhvillimin e ndërmarrjeve sociale dhe startup-eve, si dhe vendosjen e përpjekjeve të përbashkëta për të rritur përfshirjen ekonomike të komunitetit rom në Ballkanin Perëndimor. Ky komponent do të fokusohet në trajnimin profesional dhe punësimin e romëve, duke përfshirë kryerjen e vlerësimeve të nevojave, zhvillimin e programeve të specializuara profesionale, angazhimin e trajnerëve të kualifikuar dhe mentorimin e personalizuar për të përmirësuar mundësitë e punësimit. Në kuadër të këtij komponenti do të kryhen kërkime dhe analiza të tregut të punës për të identifikuar industritë me potencial rritjeje në Ballkanin Perëndimor, pra sektorë të ekonomisë që kanë perspektivë zgjerimi dhe zhvillimi, me rritje të kërkesës, inovacionit dhe zhvillimit. krijimi i vendeve të reja të punës, për të ndjekur trendet aktuale dhe për të hapur mundësi të reja punësimi. Krijimi i partneriteteve me sektorin e biznesit për të identifikuar nevojat e tyre dhe për t’iu përgjigjur atyre duke krijuar një bazë të dhënash të punëtorëve të mundshëm. Mbështetja e romëve të papunë në aplikimin për punë dhe lidhja e tyre me punëdhënësit e mundshëm. Bashkëpunimi me institucionet kombëtare të punësimit drejt arritjes së një tregu pune gjithëpërfshirës me mundësi të barabarta për romët.
  3. Antigypsyism-i: Projekti do të punojë për të rritur ndërgjegjësimin për antigypsyism-in përmes avokimit të politikave publike dhe krijimit të platformave për dialog rajonal dhe kombëtar. Aktivitetet përfshijnë rishikimin e legjislacionit ekzistues me qëllim identifikimin e mangësive dhe fushave në lidhje me antigypsyism-in dhe adresimin e tij nëpërmjet propozimit të reformave strategjike dhe legjislative, duke siguruar dispozita ligjore që parandalojnë dhe mbrojnë të drejtat e romëve.

Projekti ka tre rezultate kryesore:

  1. Formimi i një Rrjeti Rajonal të Organizatave Rome të koordinuar dhe të unifikuar
  2. Nisma ekonomike të synuara për të forcuar pozitën ekonomike të komunitetit rom në Ballkanin Perëndimor me përmirësime reale të kushteve ekonomike për romët në rajon
  3. Formimi i një rrjeti rajonal bashkëpunues për të rritur ndërgjegjësimin dhe veprimin kundër antigypsyism-it në nivel rajonal dhe kombëtar përmes avokimit efektiv.