Përmirësimi i aftësive monitoruese & advokuese në ofrimin e shërbimeve

Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri IRCA, në kuadër të iniciativës “Advokim për ofrimin e shërbimeve gjithëpërfshirëse në nivel lokal nëpërmjet Mediatorit Rom”, organizoi trajnimin me temë “Përmirësimi i aftësive monitoruese dhe advokuese në ofrimin e shërbimeve në nivel vendor”, në datën 18 Shtator 2017, në ambjentet e “Hotel Fierit“, në Fier.

Trajnimi u realizua nga të rinjtë e trajnuar për këtë temë ne trajnimin paraardhës me qëllim trajnimin e bashkëmoshatarëve të tyre Rom të cilet u pajisën me një nivel të mirë kuptueshmërie, rreth funksionimit të pushtetit vendor si dhe i aftësojë ata rreth formave praktike për monitorimin dhe advokimin e planeve lokale.
Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancohet nga Mbretëria e Holandës nëpërmjet Instrumentit të Grantit të Vogël të projektit “WeBER – Mundësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor për Monitorimin e Reformës në Administratën Publike nga Shoqëria Civile” që zbatohet në Shqipëri nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM).
EU_WeBER IDM