Gjatë periudhës 01.04.2017 – 01.04.2018, IRCA është duke zbatuar projektin “Përfshirja e të Rinjve Rom në rritjen e Sigurisë Komunitare në Shkodër”. Projekti i propozuar synon të rrisë dhe forcojë komunitetin rom dhe egjiptian, institucionet arsimore dhe bashkëpunimin e qeverisë lokale me policinë e shtetit në Shkodër, duke krijuar kushte lehtësuese për zgjidhjen e problemeve të sigurisë publike dhe përmirësimin e marrëdhënieve nëpërmjet komunikimit dhe dialogut. Projekti financohet nga “MBËSHTETJA SUEDEZE PER MININSTRINE E BRENDSHME DHE POLICINE E SHTETIT PER POLICIMIN NE KOMUNITET”.