“Për Romët, Me Romët” – Takim me KQZ

“Për Romët, Me Romët” – Më datë 07/12/2023, Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA) zhvilloi së bashku me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) një bashkëbisedim rreth projektit mbi informimin, sensibilizimin dhe edukimin e Komunitetit Rom për zgjedhjet vendore të datës 14 maj 2023. Pjesëmarrës në këtë takim ishte Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan CELIBASHI.

Diskutimi vjen pas gjetjeve dhe konkluzioneve të nxjerra nga organizata Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri, me të cilën Komisionin Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi më shumë se 40 takime në të gjithë vendin. Falë këtij projekti, përfaqësuesit e IRCA theksuan rritjen e pjesëmarrjes të pakicës rome dhe egjiptiane në zgjedhjet e dates 14 Maj 2023.

Projekti me moton “Për Romët, Me Romët” u realizua me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Tiranë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të intensifikojë takimet dhe bashkëbisedimet me këtë pakicë kombëtare në vijimësi të edukimit të zgjedhësve për zgjedhjet e vitit 2025.