Për Javën e komunitetit Rom, më 10 prill 2015, IRCA ofroi një leksion të hapur në shkollën e mesme publike “Eqrem Çabej”, me titull “Arsimi ndërkulturor dhe kultura rome”. Ky leksion u mbajt nga Drejtori Ekzekutiv i IRCA-s, z. Bledi Taho. Rreth 60 nxënës dhe mësues të shkollave të mesme u njohën rreth elementëve të kulturës dhe gjuhës rome. Mes pjesëmarrësve ishte edhe Ministri i Arsimit dhe Sporteve, znj. Lindita Nikolla, e cila përgëzoi iniciativën tonë dhe na siguroi mbështetjen e Ministrisë dhe se kjo përpjekje duhet të shtrihet edhe në shkolla të tjera.