“Nxitja e përfshirjes politike e të rinjve të margjinalizuar në Shqipëri.”

Objektivat: Të promovohet qytetaria aktive dhe përfshirja politike e komunitetit të margjinalizuar rom në Shqipëri.

Aktivitetet e projektit: Zbatimi i programit të ngritjes së kapaciteteve “Akademia e lidershipit politik rom në Shqipëri”.

Gjatë periudhës 1 tetor 2021–31 mars 2022, IRCA me mbështetjen e NDI Albania zbatoi një program për ngritjen e kapaciteteve për 30 të rinj romë dhe jo romë, i cili konsistonte në organizimin e tre seminareve 3- ditore trajnimi, 9 module trajnimi me tema:

Moduli I – Identiteti, zgjedhja sociale dhe veprimi kolektiv.

Moduli II – Avokim dhe Lidership.

Moduli III – Përjashtimi social dhe sfidat e integrimit të pakicave.

Moduli IV – Qeverisja dhe Politikat (Analizë mbi qeverisjen e programeve vendore, reformat, politikat e aplikuara nga partitë politike në Shqipëri)

Moduli V – Organizimi dhe funksionimi i partive politike. (Proceset zgjedhore dhe menaxhimi i fushatës zgjedhore.)

Moduli VI – Komunikimi efektiv (aftësitë e komunikimit, frymëzimi i popullatës, të menduarit kritik, negociatat politike, të folurit publik).

Moduli VII – Gjeopolitika dhe praktikat më të mira në Ballkan dhe Evropë, përfshirja e minoritetit rom në politikë dhe proceset vendimmarrëse.

Moduli VIII – Teoria e Ndryshimit; Demokracia dhe Aktivizmi dhe Aleancat,

Moduli IX – Platforma Politike dhe Lidershipi Rom, duke organizuar veprime konkrete.

Vizitë studimore në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë

30 të rinj të synuar nga projekti realizuan një vizitë studimore në një nga institucionet më të rëndësishme në vend, siç është Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. Të rinjtë që morën pjesë në vizitën studimore patën mundësinë të njihen me rolin e institucionit dhe mënyrën e funksionimit të Parlamentit. Gjatë kësaj vizite studimore të rinjtë patën mundësinë të bisedojnë me një nga deputetet më të reja të Kuvendit, znj. Andia Ulliri, e cila ndau përvojën e saj si deputete e re e Kuvendit të Shqipërisë.

Ndërtimi i marrëdhënieve me institucionet përkatëse të qeverisjes vendore dhe kombëtare për të krijuar pozicione praktike 3-mujore për 30 të rinj romë për të kultivuar përvojë praktike politike.

Në kuadër të projektit, 30 të rinj që morën pjesë në Akademinë e Lidershipit Politik Rom u vendosën në pozicione praktike në institucionet publike lokale dhe kombëtare në Shqipëri.

Në procesin e përgatitjes së programit të praktikës, ekipi i projektit vendosi komunikim me institucionet përkatëse qeveritare në nivel kombëtar dhe vendor, për të përcaktuar mundësitë e bashkëpunimit dhe interesin për të marrë pjesë në programin e praktikës.

Institucionet që bashkëpunuan me IRCA për të ofruar pozicione praktike për të rinjtë janë si më poshtë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme;

Komiteti i Pakicave Kombëtare në Shqipëri;

Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi në Shqipëri;

Partia Socialiste, Dega Fier;

Partia Socialiste, Dega Lushnje;

Partia Demokratike, Dega Lushnje;

Bashkia Tiranë, Njësia Administrative nr.4;

Bashkia Fier;

Bashkia Berat, Drejtoria e Arsimit, Kulturës dhe Rinisë;

Bashkia Korçë, Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun dhe Informimit të Qytetarëve;

Bashkia Elbasan;

Bashkia Durrës (Drejtoria e Strehimit dhe Drejtoria e Shërbimeve Sociale).