Njoftim për projektin e miratuar WB-Edu4Migration nga Programi Evropian Erasmus+ KA2 CBHE

Komisioni Evropian, përmes programit evropian Erasmus+ KA2 “Capacity Building in Higher Education”, ka miratuar financimin e projektin tonë “Lehtësimi i Sfidave të Migracionit në Ballkanin Perëndimor: Kapërcimi i Hendekut të Aftësive për Ofruesit e Shërbimeve Sociale përmes Përmirësimit të Kurrikulae dhe Zhvillimit Mikrokrediteve” (WB-Edu4Migration). Ky projekt është një iniciativë që synon të adresojë kompetencat e kufizuara të punonjësve socialë në Ballkanin Perendimor. Qëllimi kryesor i projektit është përmirësimi i kompetencave të studentëve dhe punonjësve socialë në vendet e Ballkanit Perendimor, specifikisht Kosovë dhe Shqipëri, për të mbështetur më mirë popullsitë migruese. Kjo do të arrihet përmes një qasjeje shumë dimensionale që përfshin reforma arsimore, zhvillimin e kurseve digjitale të mikro-krediteve dhe aktiviteteve të vazhdueshme për ndërtimin e kapaciteteve.

Projekti drejtohet nga Kolegji AAB dhe IRCA do të jetë një nga partnerët në këtë projekt, së bashku me institucione të tjera nga Kosova, Shqipëria, Danimarka, Austria, dhe Italia.

Partnerët:
Kolegji AAB, Kosovë – Udhëheqës
International Business College Mitrovica (IBCM), Kosovë
Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë (UFAGJ), Kosovë
Institute for Research, Education, and Social Development (IREDS), Kosovë
Universiteti i Tiranës (UT), Shqipëri
Universiteti Barleti (UniBA), Shqipëri
Kolegji Universitar LOGOS, Shqipëri
Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA), Shqipëri
UCL University College (UCL), Danimarkë
Fachhochschule Salzburg (FH Salzburg), Austri
IULM University (IULM), Itali