Gjatë periudhës nëntor 2017 – tetor 2018, IRCA po zbaton projektin “Koalicioni Kombetar Advokues për Integrimin e Romëve në Shqipëri (NACRIA)”. Ky projekt është në partneritet me “Roma Active Albania”, “Voice of Roma” dhe USHTEN. Objektivi i përgjithshëm i projektit të propozuar është krijimi i koalicionit kombëtar të romëve, që mbron integrimin dhe nxitjen e praktikave të suksesshme për integrimin e romëve në Shqipëri, pjesëmarrjen në debatin publik mbi përfshirjen sociale dhe ndikimin në vendimmarrjen e politikave dhe proceseve buxhetore. Ky projekt financohet nga Fondacioni për Shoqërisë e Hapur në Budapest, Hungari.