8 prill, Dita Ndërkombëtare e Romëve. IRCA në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës organizoi aktivitetin “Diversiteti i Romëve: Vlera e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare”.
Ky aktivitet kishte për qëllim promovimin e një pjese të traditës dhe kulturës rome nëpërmjet një ekspozite fotografike, lojëra interaktive, prezantime tradicionale, prezntim me njëri tjetrin dhe ndërgjegjësimin kulturor dhe njohjen e shoqërisë shqiptare.
Fjalimi mikpritës u mbajt nga zonja Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës, e cila theksoi mbështetjen e saj për të promovuar Kulturën Rome. Z. Bledar Taho, Drejtor Ekzekutiv i IRCA, gjithashtu deklaroi se ne duhet t’i ndajmë këto momente kulturore tipike rome me pjesëmarrësit e ngjarjes.