Gjirokastër – Dialog Publik

Gjirokastër – Dialog Publik. Ky dialog u realizua si pjesë e iniciativës “Rivitalizim i Strukturave të Mediatorëve Rom në nivel lokal pranë Bashkisë Fier, Berat dhe Gjirokastër’, të zbatuar nga Instituti i Kulturës Rome- IRCA në Shqipëri dhe mbështetur financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Qëllimi i aktivitetit ishte të rrisë dhe të forcojë bashkëpunimin midis Institucioneve Lokale – Gjirokastër, Mediatorëve të komunitetit si edhe Organizatave Lokale.
Dialogu u fokusua në ndarjen e eksperianceve të Mediatorëve, përfaqësuesve të institucioneve , me qëllim ndërtimin e mardhenieve sa më të mira për të arritur në bashkëpunim dhe në gjetje të zgjidhjeve të përbashkëta për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve në Bashkinë Gjirokastër
Gjatë diskutimeve me të pranishmit pati një qasje pozitive nga ana e përfaqesuesve të institucioneve të cilët shprehën se do të jenë më të përgjegjshëm në ofrimin e shërbimeve.