Qëllimi i kësaj inisjative ishte forcimi i njohurive elektorale të grave dhe të rinjve Rom. Gjatë kësaj inisjative të zbatuar në periudhën Nëntor 2016 – Qershor 2017 u arritën këto rezultate:
- 22 sesione sensibilizuese u organizuan me gra dhe të rinj romë për pjesëmarrjen në zgjedhje në zonat e Gjirokastrës, Lezhës, Durrësit, Delvinës, Beratit, Fierit, Korçës, Tiranës, Elbasanit, Shkodrës dhe Pogradecit. Sesionet u ndanë në dy faza:
- 13 aktivitete trajnuese të Edukimit Zgjedhor
- 9 aktivitete të ndërgjegjësimit përmes Zyrtarëve Zgjedhorë Romë
- Rreth 760 romë morën pjesë në sesionet e ndërgjegjësimit: 432 gra dhe vajza, dhe 328 burra dhe djem. Kjo nismë inkurajoi pjesëmarrjen në zgjedhje të rreth 826 votuesve romë në rajonet e Gjirokastrës, Lezhës, Durrësit, Delvinës, Beratit, Fierit nga 1,336 emrat e të cilëve ishin në listat e zgjedhësve.