Hedhja e themeleve të jetesës në Shqipëri

Gjatë periudhës nëntor 2017 – shtator 2018, IRCA po zbaton projektin “Hedhja e themeleve të jetesës në Shqipëri”. Projekti synon të mbështesë futjen e azilkërkuesve dhe refugjatëve në tregun e punës përmes një kombinimi të trajnimeve, kurseve profesionale dhe aksesit ne kredite e vogla të orientuara drejt fuqizimit ekonomik. Ky projekt financohet nga UNHCR-ja.