Aplikacioni i Monitorimit është krijuar në kuadër të projektit “Transparencë dhe llogaridhënie për implementimin dhe raportimin e shpenzimeve buxhetore të Planit Kombëtar të Veprimit për Barazi, Përfshirje dhe Pjesëmarrjen e Romëve dhe Egjiptianëve 2021-2025”, të implementuar nga Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA) me mbështetjen nga skema e granteve “BAT Civil Society”, e zbatuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në partneritet me Faktoje dhe Center for Research and Policy Making (CRPM), mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.
Shkarkoni dhe instaloni Aplikacionin e Monitorimit 1.0 APK duke klikuar në këtë link:
Për të instaluar Aplikacionin e Monitorimit 1.0 APK në celularin tuaj do t’ju duhet të aktivizoni opsionin ‘instaloni nga burime të panjohura’ në pajisjen tuaj Android.
Duke shkarkuar Aplikacionin e Monitorimit 1.0 APK, ju pranoni Termat dhe Kushtet e përdorimit.
Ose aksesoni aplikacionin në versionin web, tabletë ose telefon mobile në këtë link: https://monitorimi.irca.al
Nëse keni nevojë për informacion, kontaktoni me ekipin tonë, i cili do t’ju asistojë me informacione dhe suport të menjëhershëm: institute.irca@gmail.com