IRCA, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Tiranë, organizoi një aktivitet më 27 shkurt 2014, në Qendrën e Komunitetit Nishtulla. Aktiviteti, i titulluar “Lëvizja Afroamerikane: Udhëzues për respektimin e të drejtave të pakicave në Shqipëri”, përfshinte pjesëmarrës nga komuniteti rom, përfaqësues të ambasadës amerikane dhe institucioneve të ndryshme nga shoqëria civile. Të rinjtë romë përgatitën një shfaqje që përfshinte prezantime, skece dhe gjithashtu drejtuan një debat të hapur pas shikimit të një dokumentari që tregonte përvojat e lëvizjes Afroamerikane me sfidat e përbashketa aktuale të romëve në Shqipëri.
Home Activities Lëvizja Afro-Amerikane: Udhëzues për Respektimin e të Drejtave të Minoriteteve në Shqipëri