Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA) fton kompanitë e interesuara të paraqesin ofertat e tyre për:
Kërkesë për ofertë (tender) për Rimodelimin dhe konvertimin e një automjeti në një “Zyrë të Lëvizshme (Mobile Office)”, në kuadër të projektit MOBILIZE – Zyrë e Lëvizshme për Aktivizimin, Orientimin dhe Zhvillimin e Aftësive të të Rinjve NEET në Zonat e Largëta.
Objekti i kontratës përfshin projektimin, rimodelimin, pajisjen dhe testimin e automjetit, duke e transformuar atë në një njësi moderne dhe plotësisht funksionale për ofrimin e shërbimeve të Garancisë Rinore, këshillimit për karrierën, orientimit profesional dhe zhvillimit të aftësive për të rinjtë NEET në komunitetet e largëta.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave: 22 korrik 2026, ora 23:59.
Ofertat mund të dorëzohen:
• në format elektronik në adresën: prokurime.irca@gmail.com
• ose në zarf të mbyllur pranë zyrave të IRCA-së, sipas udhëzimeve të dokumentacionit të tenderit në dokumentat më poshtë.
Dokumentacioni i plotë i tenderit, Termat e Referencës, kriteret e vlerësimit dhe formularët e aplikimit mund t’i konsultohet duke klikuar në linket më poshtë:
- KERKESA PËR OFERTË (Termat e Referencës)
- ANEKS A – Specifikimet Teknike
- ANEKS B – Oferta Financiare
- ANEKS C – Deklarata e Konfliktit te Interesit
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit MOBILIZE, i zbatuar nga IRCA në partneritet me ADRF, në kuadër të programit BE për Rininë (EU4Youth Guarantee NEET), financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga PNUD dhe UNICEF në Shqipëri, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe Agjencinë Kombëtare të Rinisë, nën koordinimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.



