IRCA Përfundon me Sukses Trajnimin e 20 Gazetarëve, Studentëve dhe Aktivistëve mbi Përfaqësimin Etik të Komunitetit Rom në Hapësirat Dixhitale. Përjashtimi dixhital nuk lidhet vetëm me mungesën e aksesit në teknologji, por edhe me mundësitë e pabarabarta për të marrë pjesë në mënyrë të sigurt, kuptimplotë dhe pa diskriminim në hapësirat dixhitale. Për këtë arsye, nën qasjen “Gazetaria Alternative”, IRCA ka përfunduar me sukses trajnimin e 20 gazetarëve, studentëve, aktivistëve dhe përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile. Aktivitetet e këtij trajnimi patën si synim kryesor promovimin e përfaqësimit etik të komunitetit rom në hapësirat dixhitale dhe nxitjen e narrativave më gjithëpërfshirëse e të përgjegjshme në median online.
Projekti “Gazetaria Alternative – Sfidimi i Narrativave të Raportimit mbi Komunitetet e Margjinalizuara në Median Online!”, i zbatuar nga IRCA, mbështetet përmes projektit MEdIA–Lit, i cili zbatohet nga Qendra për Arsimin Qytetar (CCE/CGO) në partneritet me Komitetin e Helsinki-t për të Drejtat e Njeriut në Serbi (HCHRS), Komitetin e Helsinki-t për të Drejtat e Njeriut në Maqedoninë e Veriut (MHC), Qendrën e Tiranës për Ekselencë në Gazetari (TCJE) në Shqipëri dhe Iniciativën Atlantike (AI) në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, Investimeve dhe Bashkëpunimit me Organizatat Jo-Qeveritare e Qeverisë së Malit të Zi.
—–
IRCA Successfully Completes Training of 20 Journalists, Students, and Activists on Ethical Representation of the Roma Community in Digital Spaces. Digital exclusion is not only about the lack of access to technology, but also about unequal opportunities to participate safely, meaningfully, and without discrimination in digital spaces.
For this reason, under the “Alternative Journalism” approach, IRCA has successfully completed the training of 20 journalists, students, activists, and representatives of civil society organizations. The objective of this training was to promote the ethical representation of the Roma community in digital spaces and to encourage more inclusive and responsible online media narratives.
The project “Alternative Journalism – Challenging the Narratives of Reporting on Marginalized Communities in Online Media!”, implemented by IRCA, is supported through the MEdIA–Lit project, implemented by the Centre for Civic Education (CCE/CGO) in partnership with the Helsinki Committee for Human Rights in Serbia (HCHRS), the Helsinki Committee for Human Rights in North Macedonia (MHC), the Tirana Centre for Journalistic Excellence (TCJE) in Albania, and the Atlantic Initiative (AI) in Bosnia and Herzegovina.
The project is funded by the European Union and co-funded by the Ministry of Regional and Investment Development and Cooperation with Non-Governmental Organizations of the Government of Montenegro.





















