IRCA mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të të Rinjve në Kosovë, ku pati kënaqësinë të ndante gjetjet kryesore të raportit të monitorimit, si dhe të prezantonte projektin “Gazetaria Alternative – Sfidimi i Narrativave të Raportimit mbi Komunitetet e Margjinalizuara në Median Online!”. Pjesëmarrësit e vlerësuan iniciativën dhe shprehën gatishmërinë e tyre për t’u angazhuar më tej dhe për të ndërtuar një rrjet që synon krijimin e hapësirave online më gjithëpërfshirëse dhe më të sigurta.
Projekti “Gazetaria Alternative – Sfidimi i Narrativave të Raportimit mbi Komunitetet e Margjinalizuara në Median Online!”, i zbatuar nga IRCA, mbështetet përmes projektit MEdIA–Lit, i zbatuar nga Qendra për Edukim Qytetar (CCE/CGO), në partneritet me Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi (HCHRS), Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Maqedoninë e Veriut (MHC), Qendrën e Tiranës për Ekselencë Gazetarie në Shqipëri (TCJE) dhe Iniciativën Atlantike në Bosnjë dhe Hercegovinë (AI). Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe të Investimeve dhe Bashkëpunimit me Organizatat Joqeveritare të Qeverisë së Malit të Zi.
Foto nga prezantimi i Raportit të Monitorimit:
—
IRCA participated in the International Youth Conference in Kosovo, where it had the pleasure of sharing the key findings of the monitoring report, as well as presenting the project “Alternative Journalism – Challenging the Narratives of Reporting on Marginalized Communities in Online Media!”. Participants appreciated the initiative and expressed their willingness to engage further and build a network aimed at creating more inclusive and safer online spaces.
Project “Alternative Journalism – Challenging the Narratives of Reporting on Marginalized Communities in Online Media!”, implemented by IRCA, is supported through the MEdIA–Lit project, implemented by the Centre for Civic Education (CCE/CGO), in partnership with the Helsinki Committee for Human Rights in Serbia (HCHRS), Helsinki Committee for Human Rights in North Macedonia (MHC), Tirana Centre for Journalistic Excellence in Albania (TCJE), and Atlantic Initiative in Bosnia and Herzegovina (AI). The project is financed by the European Union and co-financed by the Ministry of Regional and Investment Development and Cooperation with Non-Governmental Organizations of the Government of Montenegro.
Photos-Presentation of the Monitoring Report:







