Ftesë për Pjesëmarrje në Ciklin e Trajnimeve: Gazetaria Alternative dhe Raportimi Etik
Në kuadër të projektit “Gazetaria Alternative – Sfidimi i Narrativave të Raportimit mbi Komunitetet e Margjinalizuara në Median Online”, Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA) ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në një seri trajnimesh të udhëhequra me synim fuqizimin e kapaciteteve të pjesëmarrësve për të prodhuar përmbajtje mediatike etike, profesionale, gjithëpërfshirëse dhe jo-diskriminuese.
Trajnimi do të fokusohet në zhvillimin e aftësive praktike dhe teorike që lidhen me gazetarinë alternative dhe raportimin e ndjeshëm ndaj komuniteteve të margjinalizuara. Pjesëmarrësit do të njihen me qasjet bashkëkohore të gazetarisë, standardet e raportimit etik, si dhe me metoda praktike për identifikimin, sfidimin dhe shmangien e stereotipave, paragjykimeve dhe gjuhës diskriminuese në media.
Përmes ushtrimeve praktike, diskutimeve në grup, studimeve të rasteve dhe analizës së shembujve realë mediatikë, pjesëmarrësit do të forcojnë aftësinë e tyre për të zhvilluar histori më gjithëpërfshirëse, të balancuara dhe të bazuara në të drejtat e njeriut. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet mënyrës se si gazetarët dhe profesionistët e medias mund të kontribuojnë në sfidimin e narrativave dëmtuese dhe në promovimin e përfaqësimit më të saktë e me më shumë respekt të komuniteteve të margjinalizuara në median online.
Trajnimi synon jo vetëm rritjen e aftësive profesionale të pjesëmarrësve, por edhe nxitjen e një qasjeje më të përgjegjshme ndaj gazetarisë që u jep dukshmëri më të madhe zërave të nënpërfaqësuar dhe kontribuon në një peizazh mediatik më të drejtë, më gjithëpërfshirës dhe më të balancuar.
Regjistrimi dhe Dokumentet e Aplikimit
Për të marrë pjesë në trajnime, ju lutemi plotësoni formularin e regjistrimit në lidhjen e mëposhtme: 🔗 Formulari i Regjistrimit në Trajnim
Rreth Programit dhe Partnerëve
Ky projekt zbatohet në kuadër të Programit MedIA-Lit, i cili udhëhiqet nga Qendra për Arsimin Qytetar (CCE), në partneritet me Komitetin e Helsinki-t për të Drejtat e Njeriut në Serbi (HCHRS), Komitetin e Helsinki-t për të Drejtat e Njeriut në Maqedoninë e Veriut (MHC), Qendrën e Tiranës për Ekselencë në Gazetari (TCJE) në Shqipëri dhe Iniciativën Atlantike (AI) nga Bosnja dhe Hercegovina.
——
Invitation to Participate in Training Series: Alternative Journalism and Ethical Reporting
Within the framework of the project “Alternative Journalism – Challenging the Narratives of Reporting on Marginalized Communities in Online Media”, the Institute of Romani Culture in Albania (IRCA) is pleased to invite you to participate in a series of training sessions aimed at strengthening participants’ capacities to produce ethical, professional, inclusive, and non-discriminatory media content.
The training will focus on developing both practical and theoretical skills related to alternative journalism and sensitive reporting on marginalized communities. Participants will be introduced to contemporary journalistic approaches, ethical reporting standards, and practical methods for identifying, challenging, and avoiding stereotypes, prejudice, and discriminatory language in the media.
Through practical exercises, group discussions, case studies, and the analysis of real-life media examples, participants will strengthen their ability to develop more inclusive, balanced, and human rights-based stories. Particular attention will be given to how journalists and media professionals can contribute to challenging harmful narratives and promoting more accurate and respectful representations of marginalized communities in online media.
The training aims not only to enhance participants’ professional skills, but also to encourage a more responsible approach to journalism that gives greater visibility to underrepresented voices and contributes to a fairer, more inclusive, and balanced media landscape.
Registration and Document Downloads
To participate in the training sessions, please complete the registration form here: 🔗 Training Registration Form
About the Programme and Partners
This project is implemented within the framework of the MedIA-Lit Programme, led by the Centre for Civic Education (CCE), in partnership with the Helsinki Committee for Human Rights in Serbia (HCHRS), the Helsinki Committee for Human Rights in North Macedonia (MHC), the Tirana Centre for Journalistic Excellence (TCJE) in Albania, and the Atlantic Initiative (AI) from Bosnia and Herzegovina.



