Pozicion i hapur për mentor për zbatimin e ciklit të këshillimit drejt punësimit në Elbasan

Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA) po kërkon një ekspert mentor, i cili do të angazhohet në ndërtimin dhe zbatimin e një procesi këshillimi të individualizuar dhe në grup, për të ndihmuar personat e papunë (në ndihmë ekonomike) të përmirësojnë aftësitë e tyre personale, profesionale dhe të zhvillojnë një plan realist për punësim në kuadër të Projektit “Zgjerimi i shtrirjes dhe ofrimit të shërbimeve të kujdesit social të Qendrës Sociale Balashe për fëmijët dhe familjet në nevojë” (EMBRACE BALASHE). Mentori do të ketë për detyrë të zbatojë në kohë dhe me cilësi aktivitetet e projektit në Bashkinë Elbasan.

  • Mentor për Zbatimin e Ciklit të Këshillimit Drejt Punësimit.
Në këtë link, do të gjeni Termat e Referencës dhe aneksin e ofertës për pozicionin e hapur. Mirëpresim aplikimet tuaja!

Personat e interesuar duhet të dergojnë brenda dates 10 Tetor 2025 në adresën e emailit institute.irca@gmail.com ose me postë në adresën: Rruga: Kristaq Prifti, Building 9, H2, D/A, Yzberisht, Tirane, 1052, Albania
dokumentat si më poshtë:
– një kopje të jetëshkrimit profesional (CV)
– një letër interesi
Vemendje:
Në subject të e-mailit të vendoset: Aplikim për pozicionin mentor në kuadër të projektit EMBRACE Balashe.