Guida e projektit “Të Rinjtë Romë – Ambasadorë të një shoqërie pa korrupsion”

“Të Rinjtë Romë- Ambasadorë të një shoqërie pa korrupsion” është një iniciativë që zbatohet nga Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA). Në kuadër të këtij projekti, është hartuar një guidë antikorrupsion, e dizenjuar si një material praktik mbi eksplorimin e antikorrupsionit me fokus të veçantë tek të rinjtë e komunitetit Rom.

Ky material është përgatitur nga IRCA në kuadër të një nën-granti të dhënë nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), si pjesë e projektit “Shoqëria civile kundër korrupsionit, nga një sfidë vendase në një përgjigje Evropiane”, mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian. Përgjegjësia për përmbajtjen i takon vetëm IRCA-s dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian, KShH-së apo partnerëve të projektit.

Klikoni këtu për të lexuar guidën: