Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA) kërkon të punësojë një psikolog me kohë të pjesshme, për të ofruar shërbime mbështetëse për fëmijët, gratë dhe grupet e tjera të marxhinalizuara në Bashkinë Elbasan, në përputhje me nevojat e target grupeve dhe në bashkëpunim me stafin e qendrës Sociale Balashe dhe Shërbimin Mbështetës për Fëmijën dhe Familjen në Bashkinë Elbasan. Psikologu do të ketë për detyrë të zbatojë në kohë dhe me cilësi aktivitetet e projektit në Bashkinë Elbasan (Shërbime në ambjentet e Qëndrës Sociale Balashe dhe shërbim lëvizës). Kjo vakancë është pjesë e projektit EMBRACE BALASHE. Projekti “Zgjerimi i shtrirjes dhe ofrimit të shërbimeve të kujdesit social të Qendrës Sociale Balashe për fëmijët dhe familjet në nevojë (EMBRACE BALASHE)” është duke u zbatuar nga Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri – IRCA në partneritet me Bashkinë e Elbasanit. Ky projekt zbatohet me mbështetjen e programit të Bashkimi Evropian për Kujdesin Social (EU4SocialCare) i financuar nga BE dhe i zbatuar nga UNICEF Albania dhe World Vision Albania.
Procedura e aplikimit:
Personat e interesuar duhet të dergojnë brenda dates 14 mars 2025 (shtyhet deri ne 28 mars 2025, rishtyhet ne 15 Prill 2025) në adresën e emailit institute.irca@gmail.com ose fizikisht prane zyrave te IRCA dokumentat si më poshtë:
– një kopje të jetëshkrimit profesional (CV)
– një letër interesi
– ofertë financiare
Vemendje:
Në subject të e-mailit të vendoset: Aplikim për pozicionin psikolog ne kuader te projektit EMBRACE Balashe.
Në këtë link, do të gjeni Termat e Referencës dhe aneksin e ofertës për pozicionin e hapur.
Klikoni këtu për të lexuar Termat e References
Mirëpresim aplikimet tuaja!




