Si pjesë e projektit MOBILIZE “Mobile Outreach and Skills Activation for NEET Youth in Remote Communities”, që zbatohet nga Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA), në partneritet me Fondacionin Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (ADRF), në kuadër të projektit “BE për Rininë”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga PNUD dhe UNICEF në Shqipëri, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe Agjencinë Kombëtare të Rinisë, nën koordinimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, po shpallim dy pozicione të hapura:
- Ndërmjetës Rinor (Youth Mediator) 2 pozicione (1 në Tiranë dhe 1 në Vlorë).
Qëllimi i projektit është të zgjerojë aksesin në shërbimet e Garancisë Rinore për të rinjtë NEET (15–29 vjeç) që janë të vështirë për t’u arritur, në komunitetet e largëta dhe të nënpërfaqësuara në Tiranë, Vlorë dhe Shkodër, përmes ekipeve lëvizëse të angazhimit në terren, të cilat ofrojnë shërbime gjithëpërfshirëse dhe të personalizuara para-përgatitore dhe përgatitore.
Qëllimi i shërbimit:
Ndërmjetës Rinor (Youth Mediator) do të jetë pjesë e njësive lëvizëse të projektit dhe do të shërbejë si urë lidhëse midis projektit dhe të rinjve NEET (15–29 vjeç) në komunitet, duke ndërtuar besim dhe duke nxitur pjesëmarrjen e tyre në aktivitetet dhe shërbimet e projektit dhe në shërbimet e Garancisë Rinore.
Procedura e aplikimit:
Personat e interesuar duhet të dergojnë brenda dates 20 Maj 2026 në adresën e e-mailit institute.irca@gmail.com ose fizikisht prane zyrave te IRCA dokumentat si më poshtë:
– një kopje të jetëshkrimit profesional (CV)
– një letër interesi
– oferte financiare
Klikoni këto për të shkarkuar dhe për t’u njohur me Termat e Referencës (ToR) për këto 2 pozicione.
Klikoni këtu për të shkarkuar Shtojcën e Ofertës Financiare.
Mirëpresim aplikimet tuaja!




