Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri publikon broshurën informuese të projektit “E ardhme pa korrupsion: Fuqizimi i rinisë dhe profesionistëve për një qeverisje të mirë”, si pjesë e angazhimit të tij të vazhdueshëm për forcimin e integritetit, transparencës dhe pjesëmarrjes qytetare në proceset e qeverisjes.
Ky projekt, i mbështetur financiarisht nga programi rajonal SMART Balkans, zbatohet nga IRCA në bashkëpunim me aktorë lokalë në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Gjirokastër, gjatë periudhës shkurt – shtator 2025.
Qëllimi kryesor i nismës është kontributi në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, me fokus të veçantë te korrupsioni në nivele të larta, përmes fuqizimit të komunitetit Rom, të rinisë, punonjësve të institucioneve publike, shoqërisë civile dhe medias. Projekti synon të nxisë transparencën, llogaridhënien dhe kulturën e sinjalizimit në sektorët e arsimit dhe shëndetësisë.
Kliko këtu për të shkarkuar dhe lexuar broshurën ![]()
🕊️ Bashkë për një Shqipëri pa korrupsion!
Integritet – Transparencë – Barazi – Drejtësi
Disclaimer: Kjo broshurë është pergatitur nga IRCA me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA). Përmbajtja e broshurës është përgjegjësi e vetme e zbatuesve të projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA).




