Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA) ka kënaqësinë të njoftojë publikimin e serisë së podkasteve edukative mbi shoqërinë kundër korrupsionit në kuadër projektit “E ardhme pa korrupsion: Fuqizimi i rinisë dhe profesionistëve për një qeverisje të mirë”.
Kjo seri ka 10 podkaste dhe 1 video promocionale e mesazheve të projektit. Seria e podkasteve synon të rrisë ndërgjegjësimin për korrupsionin në nivele të larta, duke u drejtuar veçanërisht komunitetit Rom, të rinjve dhe punonjësve të institucioneve publike në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Gjirokastër.
Klikoni në linket e mëposhtme për të ndjekur podkastet:
- Lufta kundër korrupsionit duhet të nisë nga institucionet apo qytetarët? Flet Zj. Erga Qordja dhe Zj. Ana Berdufi.
- Cfarë është korrupsioni? Format, pasojat dhe ndikimi në jetën e qytetarëve. Intervistë me znj. Rezarta Agolli, avokate.
- Sinjalizimi: Roli i individit në luftën kundër korrupsionit. Intervistë me znj. Aferdita Gjoka, koordinatore projektesh.
- Korrupsioni në shëndetësi: Një narrativë qytetare apo një problem real? Intervistë me Znj. Manolita Hida, Psikologe e Qendrës Shëndetësore nr. 1, Elbasan.
- Mjekësia përballë korrupsionit: Zëri i një drejtuese në terren. Intervistë me znj. Silvana Tako, Drejtoreshë e Qendres Shëndetësore nr.10, Tiranë.
- Korrupsioni dhe ndikimi në komunitetin Rom. Intervistë me z. Ervis Çota, drejtues i LRER.
- Roli i medias në zbulimin e korrupsionit. Intervistë me Znj. Antela Lika, gazetare Investigative në Fiks Fare.
- Rreziku i korrupsionit në dëm të komuniteteve të margjinalizuara: Një reflektim mbi drejtësinë dhe barazinë në sistemin shëndetësor. Flet Znj. Egida Delibashi, Eksperte Komunikimi.
- Rritja e besimit publik përmes transparencës institucionale. Flet Znj. Egida Delibashi, Eksperte Komunikimi.
- Të denoncojmë me përgjegjësi: Fakt apo shpifje? Flasin Ergysa Halili dhe Ersi Osmanaj, nxënëse të shkollës “Eqerem Çabej”, Tiranë.
Projekti “E ardhme pa korrupsion: Fuqizimi i rinisë dhe profesionistëve për një qeverisje të mirë” financohet nga Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtme, përmes një granti rajonal në kuadër të projektit “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor”, i cili zbatohet nga Qendra për Promovimin e Shoqërisë Civile (CPCD), Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Qendra për Kërkim dhe Hartim Politikash (CRPM). Projekti zbatohet nga Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA) dhe zbatohet në Tiranë, Elbasan, Durrës, dhe Gjirokastër.
DISCLAIMER:
Ky material është prodhuar në kuadër të Projektit “E ardhme pa korrupsion: Fuqizimi i rinisë dhe profesionistëve për një qeverisje të mirë”, me mbështetje nga SMART Balkans dhe i zbatuar nga Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA). Përmbajtja është përgjegjësi e vetme e Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA) as të konsorciumit SMART Balkans.




